Peniani kërcënon Japoninë

Koreja e Veriut kërcënoi Japoninë me shkatërrim nuklear, në përgjigje të përpjekjeve të Tokios për të bindur komunitetin ndërkombëtar të refuzojë dialogun dhe të ushtrojë në këmbim më shumë trysni mbi Penianin.

Agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA” thotë se, lidershipi i vendit iu përgjigj në këtë mënyrë fjalimit të kreut të ekzekutivit japonez, Shinzo Abe, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ditë më parë, ku ai këmbëngulte për presion e jo negociata, i bindur se kjo është rruga për ta detyruar Veriun komunist të heqë dorë nga ambiciet e veta atomike. Qeveria e Kim Jong-un e akuzoi Aben se po përdor për qëllime politike teorinë e krizës në gadishullin korean, e në mënyrë të veçantë se po lehtëson militarizimin e Japonisë. Sipas artikullit, Abe e ka bërë të qartë tashmë objektivin e vet keqdashës me rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne