Pensionistët me llogari bankare, nga 1 prilli shërbimi i pagesave me kartë

Pagesat përmes kartave bankare do të shtrihen edhe te pensionistët dhe njerëzit me ndihmë ekonomike. Këta të fundit duhet të hapin llogari në bankë, pasi nga data 1 prill do të nisë zbatimin, ligji për llogarinë e pagesave bazë. Të gjithë pensionistët, studentët apo individët me ndihmë ekonomike do të duhet të hapin një llogari bankare, pasi nga muaji prill do të nisë zbatimin, ligji për llogarinë e pagesave me shërbime bazike. Procesi për marrjen e kartës është pa pagesë, dhe ai do të kryhet nga bankat tregtare.

Nisma e Bankës Qendrore dhe Shoqatës së Bankave konsiderohet si hap më shumë drejt dixhitalizimit dhe reduktimit të parave cash, dhe llogaritë i japin mundësi individëve të marrin shërbimin për tërheqje e depozitim pa kufizim në të gjitha ditët e javës.

Hapja e llogarisë bankare në këtë moment është vullnetare, por ligji parashikon që disa shërbime të merren vetëm në bankë dhe për këtë arsye mbajtja e një karte bëhet e dobishme. Llogaria mund të përdoret edhe për remitancat, ku të afërmit mund të transferojnë para për prindërit e tyre. Me nisjen e zbatimit të këtij ligji pritet që qeveria të vendosë transferimin minimalisht të pensionit nga posta në bankë. Më pas gradualisht do të ofrohen edhe shërbime të tjera./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne