Për herë të katërt, shpërthim me tritol në banesën e Altin Lamçes

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në një banesë të pabanuar në Lushnje. Ngjarja e sotme ka ndodhur rreth një orë më parë në lagjen “18 tetori”, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Mësohet se është hera e katërt që i vihet tritol banesës ku banonte Altin Lamçe, ndërkohë autori dhe arsyeja nuk janë zbuluar në asnjë nga rastet. Personat që jetonin aty ishin larguar nga banesa, e cila është në pronësi të Arben Turkut që pas herës së dytë që i vendosën tritol. Më e fundit u konstatua mbrëmjen e 26 korrikut, ndërsa rasti i parë ka ndodhur në tetor të vitit të 2022 dhe rasti i dytë më 31 dhjetor të vitit 2022.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë /Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne