Përçahet KQZ-ja, 3 anëtarë kundër regjistrimit të listave të partive: I paligjshëm

Tre anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë se regjistrimi i listave të partive me kandidatët për deputetë më 29 prill është i paligjshëm. Në një deklaratë për shtyp, zëvendëskryetari i KQZ-së dhe dy anëtarë të komisionit theksojnë se afati i fundit për listat duhet të ishte 28 prilli.

Hysen Osmanaj, Klement Zguri dhe Vera Shtjefni thonë se deklaratat e KQZ-së nuk përfaqësojnë vendimmarrje.

Sipas tyre, interpretimi i KQZ për nenin 67 është subjektiv, duke u cilësuar datën 29 prill si të ligjshme për dorëzimin e listave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne