Përfundon pa incidente protesta 60 minutëshe e opozitës

Siç ishte paralajmëruar, opozita ka bllokuar sot për 60 minuta akset kryesore të rrugëve kombëtare në gjithë vendin. Keshtu ne kryeqytet rruga është bllokuar në dy pika në Tiranë: ne rrethrrotullimin e Shqiponjës dhe në kryqëzimin e Shkolles Teknologjike. Ne rrethrrotullimin e Bradasheshit, janë mbledhur protestues nga Elbasani, nga Korça dhe pjesa tjeter e Juglindjes.
Ne rrethrrotullimin e Plugut ne Lushnje janë mbledhur protestuesit e ardhur nga zonat e jugut. Ndersa ne veri te vendit protestuesit janë mbledhur ne rrethrrotullimin e Milotit, ku bashkohen Rruga e Kombit me rrugen nacionale Shkodër-Tiranë.
Në krye të protestave janë deputete dhe perfaqesues te strukturave te partive opozitare.
Kryetari I PD Lulzim Basha ka qenë tek rrethrrotullimi tek dogana dhe është ulur në shesh bashkë me protestuesit.
Nuk është shënuar asnjë incident, ndërkohë që policia ka monitoruar protestën nga afër. Gazetarët tanë në terren në Tiranë, bëjnë të ditur se policia i ka kërkuar drejtuesve te opozitës që protestuesit të mos bllokojnë rrugën e emergjencës, në mënyrë që lëvizja në këto korsi të jetë e lire. Në Tiranë raportohet një rast kur është liruar një korsi emergjence për kalimin e një autoambulance.
Policia Shtetit bën të ditur se ka nisur procedimin hetimor ndaj organizatorëve të protestës që bllokuan rrugët kryesore në vend, por pa emra konkretë.
Në mbyllje të 60 minutave, Lulzim Basha ka falenderuar opozitarët pjesëmarrës që realizuan protestën pa asnjë lloj incidenti dhe I ka ftuar të këndojnë himnin kombëtar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne