Protesta e ditës së sotme për lirimin e Fredi Belerit ka përfunduar. Qytetarët me pankarta ne duar të organizuar nga shoqata Omonoia protestuan kundër arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe kërkuan marrjen e detyrës.
Ndonëse me pjesmarrës anëtarë të minoritetit grek dhe zyrtarë të lartë te shtetit fqinj protesta përfundoj pa incidente por me mesazhe të forta politike dhe etnike.
Përpara protestuesve në Himarë Kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis e nisi fjalimine tij duke thënë se “Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizëm”.
“Qëndroj këtu para jush dhe ul kokën me respekt, guximin dhe luftën për të mos pranuar asgjë me pak se vetëm lirinë. Këtë betejë do e kemi së bashku për sa kohë dhe kudo që të jetë e nevojshme. Sjell zërin e Selanikut, që gjithmonë ishte qendër helenizmi në Ballkan në Mesdhe, është atdheu i refugjatëve dhe një fanar i drejtësisë. Përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për në rrugën europiane”.
Megjithatë, kryebashkiaku i kryeqytetit Grek u tregua edhe diplamt në fjalimin e tij.
“Demokracia nuk burgoset. Zëri i qytetarëve nuk hesht. Urdhri i popullit nuk shkelet. Himara ka kryebashkiak e ke zgjedhur kryebashkiakun dhe ai është Fredi Beleri. Thërrisnin emrin e tij sepse kryebashkiaku juaj ka emër dhe ai është Fredi Beleri. Miku ik Fredi Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë. Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak dhe të marrë detyrën e tij. Është e drejta e tij, por është e drejta edhe e popullit të Himarës. Dëshiroj të mirëpresin Shqipërinë në familjen europiane, duam të jetojmë bashkë në shtëpinë tonë të madhe, por kjo shtëpi do themele, shteti i së drejtës, demokracia, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule e cilësoi arrestimin e kryebashkiakut me një metodë e sistemeve totalitare ndërsa kërcëoi kryeministrin Edi Rama se nuk e di me kë është ngatërruar.
“Ashtu si në sistemet e tjera totalitare ka të burgosur, Edi Rama mban Fredin tonë. Ai donte dinjitetin e qytetarëve të tij dhe e burgosën. Ky është motivi i regjimeve që nuk funksionojnë dot pa të burgosur politikë. Putini mban të burgosur Navalnyn, ndërsa Rama mban Fredin tonë. I drejtohem sërish kryeministrit të vendit, dëshiroj që sërish t’i kujtoj se çdo moment që zgjatet burgosja e tij, po kaq zvogëlohet qëndrimi i tij në pushtet. Edi Rama nuk e di më kë është ngatërruar”, tha Dule.
Edhe sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso mbajti të njëjtin qëndrim politik si parafolësi Dule duke thënë për arrestimis që: “është turp që në mes të Europës të kemi një të burgosur politik“.
“Si Partia Demokratike mbështesim zgjedhjen e Fredi Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës. Fredi Beleri sot ndodhet në burg si një njeri që i doli përpara një bande hajdutësh që ka marrë peng Shqipërinë dhe bën sikur e qeveris. Është turp që sot në mes të Europës të kemi një të burgosur politik. Kjo bëhet që të mos dalë grabitja monstruoze e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti. Arrestimi i një kryebashkiaku të zgjedhur me votën e lirë dy ditë para zgjedhjeve nuk është normale. Janë veprimet e një regjimi që ka humbur lidhjen me realitetin dhe që i shkurton ditë pas dite ekzistencën vetes”, tha Kaso.
Për ish-Minstrin e Drejtësisë Ylli Manjani “Është arrestim i paligjshem dhe padrejte qe nuk duhet te ndodhte, këtu nuk është çështja e Fredi Belerit, por çështje te drejtësisë”.
Për deklaratat e kryebashkiakut grek ende nuk ka asnjë reagim nga ana e qeverisë shqiptare apo përfaqësuesve të partisë Socialiste ndërsa kryetari I PDIU Shpëtim Idrizi kërkoi nga Ministria e Jashtme ti kërkojë llogari Greqisë për thirrjet në protestë.
Dhjetra qytetarë protestuan për gati 2 orë në himarë dhe kërkuan lirimin nga burgu të krybashkiakut të zgjedhur më 14 Maj./GazetaImpakt