Përfundon seanca e Kuvendit, s’ka kuorum

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar për shkak të mungesës së kuorumit.

Në rend të ditës ishin gjithsej 41 pika, ku u miratuan vetëm 10 projektligje.

Kuvendi i kaloi në lexim të parë tri projektligjet e reformës së administratës publike, përkatësisht projektligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, projektligji për zyrtarët publik si dhe projektligji për pagat.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe sot kanë bojkotuar seancën.Ata morrin pjesë vetëm në miratimin e dy pikave të para.

Burimi: Kosova Post

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne