Shtetet që varen nga nafta dhe gazi duhet të diversifkojnë ekonomitë e tyre

Prodhuesit më të mëdhenj të naftës dhe të gazit, po përballen me presionin për ndryshime thelbësore, të cilat nuk do t’i bënin të varur shumë nga të hyrat nga energensët, thuhet në një raport të publikuar të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).
I publikuar të enjten, raporti thotë se “revolucioni i shistit argjilor në SHBA, risitë teknologjike, nevoja për efikasitet energjetik dhe përgjigja afatgjate për ndryshimet klimatike, ushtrojnë presion mbi modelet të cilat varen shumë nga të ardhurat nga hidrokarboni”.

Si një kundërpërgjigje ndaj këtyre ndryshimeve, thuhet më tej në raport, shumë prodhues të mëdhenj po shfaqin angazhimin e tyre të për të diversifikuar ekonominë e tyre.

“Mënyra se si këta prodhues do të reagojnë ndaj një politike dhe ambientit të tregut, do të përcaktojë jo vetëm perspektivat e tyre të ardhshme, por edhe tregjet globale të energjisë, sigurinë e energjisë dhe arritjen e qëllimeve të zhvillimit global të qëndrueshëm”, thuhet në raportin e IEA-së.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, nënvizon rëndësinë e një programi reformues ekonomik dhe social të gjashtë prodhuesve më të mëdhenj: Iraku, Nigeria, Rusia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuela.

“Eksportet e naftës dhe gazit përbëjnë një të tretën e totalit të eksporteve dhe të hyrave nga nafta dhe gazi natyror në këto ekonomi, të cilat kontribuojnë me një të tretën e të hyrave fiskale në shtetet respektive”, nënvizon raporti.

Sipas tij, të hyrat neto nga nafta dhe gazi do të rriten, sidomos në mesin e viteve 2020, atëherë kur prodhimi në SHBA do të arrijë kulmin.

Megjithatë, imperativi për reforma mbetet i fortë, sidomos nga fakti se do të nevojiten vende të reja të punës në vendet me popullatë të re, Iraku, Nigeria dhe Arabia Saudite.

Deri në vitin 2040, kërkesa për naftë do të rritet me mbi 10 për qind, duke kapur shifrat prej mbi 106 milionë fuçi në ditë, ndërkohë që kërkesa për gazin natyror do të rritet me mbi 40 për qind, më saktësisht në 5.400 miliardë metra kub.

Raporti i IEA-së thotë se e kaluara e afërt flet se rritja e çmimeve do të rrisë kostot e prodhimit në pjesët tjera të botës, gjë e cila do të shkaktojë rënie përsëri të çmimit.

“Pa reforma afatgjate, kjo mund të shndërrohet në deficit, presion mbi valutat dhe shpenzime të të vogla të qeverive”, përfundon raporti.

Burimi; AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne