Përleshje në Xhammu Kashmir, 3 të vdekur

Tre pjesëtarë të sigurisë humbën jetën në një përplasje midis forcave të sigurisë dhe kryengritësve pro-pavarësisë në rajonin Xhammu Kashmir.

Sipas kanalit NDTV, një përleshje shpërtheu midis forcave të sigurisë dhe kryengritësve në zonën Baramulla.

Dy trupa paraushtarake indiane dhe një polic u vranë në konflikt, i cili ishte konflikti i tretë në rajon gjatë javës së kaluar.

Gjatë përleshjeve në Srinagar më 12 dhe 14 gusht, dy pjesëtarë të sigurisë u vranë dhe dy u plagosën.

Heqja e statusit special të Xhammu Kashmirit

Me ndryshimin kushtetues të miratuar më 5 gusht 2019, India ia hoqi statusin e veçantë të Xhammu Kashmirit, shfuqizoi qeverinë rajonale dhe ndau rajonin në dy territore të veçanta të lidhura me qendrën.

Pas vendimit, forcat indiane të sigurisë intensifikuan operacionet e rendit publik dhe presionin mbi popullatën në Xhammu Kashmir, kufizuan internetin, telefonin dhe transportin, përveç kufizimit të lëvizjes, si dhe dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e partive lokale në rajon./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne