Përplasen dy automjete në Vlorë, njëri prej drejtuesve në gjendje të rëndë!

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Kaninës në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, njëri prej drejtuesve të mjeteve është në gjendje të rëndë.

Ai kishte mbetur i bllokuar brenda mjetit dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne