Përshkallëzohet protesta, hidhet molotov në hyrje të bashkisë së Tiranës

Është përshkallëzuar situata në protestën që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të godinës së bashkisë.

Efektivët e policisë kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit menjëherë. Shpërthimet e molotovit kanë ndodhur teksa po mbante fjalën e tij anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi.

“Kjo protestë bëhet për t’ju mbrojtur ju sepse në fund bëhen koka turku qytetarët dhe punonjësit e thjeshtë”, tha Këlliçi.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të qetësuar situatën. Ndërkohë, policia ka bërë thirrje me megafon që protestuesit të ndalin hedhjen e molotovit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne