Përshkallëzohet situata, zjarr në Kuvend/ Miratohet projektbuxheti 2024

Deputeti Flamur Noka ndezi flakadanë në foltoren e Kuvendit, teksa në një prej tryezave të deputetëve të opozitës, ra edhe zjarr. Megjithë këtë situatë deputetët e Partisë Socialiste ngritën kartonët për të votuar të gjithë pikat e rendit të ditës.

Mes tymit e flakës, është miratuar projektbuxheti 2024.

Ndërsa deputetët e opozitës hodhën tymuese, çka solli dhe një episod flake në Kuvend, mazhoranca miratoi në kohë rekord projektbuxhetin me 83 vota. Nikolla ka përjashtuar Nokën.

Ndërkohë menjëherë më pas Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne