Forcat izraelite arrestuan 47 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite gjatë natës arrestuan 47 palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Siç raporton agjencia palestineze e lajmeve WAFA, forcat izraelite arrestuan të paktën 21 palestinezë në qytetin Al-Khalil të Bregut Perëndimor të pushtuar gjatë natës, 14 në Tulkarm, 6 në Betlehem, 4 në Nablus dhe 2 në Ramallah.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dje njoftoi se numri i palestinezëve të ndaluar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori ishte rritur në 2.920. Derisa ushtria izraelite bombardon rëndë Rripin e bllokuar të Gazës, ajo kryen gjithashtu bastisje në Bregun Perëndimor dhe arreston palestinezë me akuza të ndryshme.

Që nga 7 tetori, 215 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne