“Piramida e mikrokredive”/ Zhvatën mijëra shqiptarë, MCA: Media e prokuroria na prishën imazhin

Kompania “MCA Albania” pretendon se media dhe Prokuroria i kanë prishur imazhin, ndërkohë që shoqëria e mikrokreditit dyshohet se është në qendër të “piramidës financiare”, me anën e të cilës janë mashtruar mijëra qytetarë shqiptarë me anën e skemës abuzive të kamatave abuzive.

Këto pretendime janë ngritur para Gjykatës Administrative të Apelit, ku “MCA” dështoi të rimarrë licencën e aktivitetit, e cila iu hoq me një vendim të Bankës së Shqipërisë në qershor të këtij viti.

Sa lidhet me veprimet e ndërmarra të prokurorisë, apo lajmet që qarkullojnë në media, ato janë veprime, të cilat në fakt, në vetvete janë akte që cënojnë rëndë dhe padrejtësisht reputacionin e palës paditëse (MCA) dhe të ortakut të saj (Elda Ibro), dhe, në rast se ato nuk do të faktohen me një vendim të gjykatës së formës së prerë, ato do të përbëjnë një kërkesë për dëmshpërblim për dëmin e madh që kanë sjellë”, ka deklaruar mbrojtja e shoqërisë së mikrokreditit në seancë gjyqësore./BoldNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne