Lushnja, Fieri, Vlora dhe Durrësi janë zhytur në errësirë totale. Nuk dihen ende shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike.
Lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike në shumë qytete të Shqipërisë , burime për Report Tv bëjnë me dije se ka rënë linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rashbull Durrës.
Pikërisht rënia e kësaj linje shkaktoi ndërprerjen e energjisë në Fier, Vlorë, Sarandë, Lushnjë.
Ndërkohë po punohet për shkakun e defektit, teksa në disa qytete energjia është rikthyer. Pritet të dilet me një njoftim zyrtar.
Mësohet se ndërprerja ka bërë që të bllokohet një varkë lëkundëse në sheshin qendror të qytetit. Thuhet se në të kanë qenë disa fëmijë duke u argëtuar, të cilët fatmirësisht kanë zbritur./BoldNews
Në qytetin e Fierit është rikthyer energjia elektrike pas problemeve që zgjatën për rreth 40 minuta.
Aktualisht zbukurimet e rrugëve dhe dritat, ndriçojnë qytetin, ndërkohë që është rikthyer energjia dhe në lagjen Sheq i madh.
Orët e pasdites shumë qytete të Shqipërisë janë zhytur në terr për shkak të problemeve me energjinë elektrike.
Gazetari Limos Didani sjell pamje nga qyteti i Sarandës i cili është në ‘black-out’ total.
Grupet e punës të OSHEE janë në terren, teksa energjia elektrike mungon në gjithë qytetin.