Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 25-vjeçar ka plagosur rëndë një shtetas me thikë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të Policisë, autori është arrestuar në flagrancë.
Viktima ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe veprimeve të mëtejshme ligjore ndaj autorit.
Lushnjë
Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 25 vjeç, banues në Stan Karbunarë.
Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 25-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. Y., 26 vjeç, banues në Karbunarë , i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./gazetaimpakt