Aksident në Peqin-Elbasan, automjeti përfundon në oborrin e një banese, tre të plagosur

Në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Elbasan ka ndodhur një aksident. Burime zyrtare bënë me dije se aksidenti në fshatin Bishqem. Automjeti tip benz me drejtues 24 vjeçarin Ronaldo Shabani ka humbur kontrollin e automjetit pasi i është bllokuar drejtimi i lëvizjes nga një automjet tjetër.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas .

Në automjetin e shkatërruar nga aksidenti ndodheshin Rexhino Shabani , Alim Shabani dhe Adriatik Shabani .Fatmirësisht të tre personat nga e njënjta familje ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia po punon për të identifikuar automjetin që i bllokoi rrugën automjetit që drejtohej nga Ronaldo Shabani ./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne