Operacioni “Flagranca 2”: Arrestohen dy shtetas për armëmbajtje dhe moskallëzim krimi

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të mbështetura nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 2”. Gjatë operacionit, u kapën dhe u arrestuan dy shtetas: Armando Kashari, 37 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe Amarild Zaçe, 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Arrestimet u bë pas një kontrolli të automjetit që udhëhiqej nga shtetasi A. K, me pasagjer Amarild Zaçen. Gjatë intervistimit, të dy shtetasit shfaqën shenja nervozizmi, dhe pas kontrollit fizik ndaj A. K, policia gjeti dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne