U Plagos me 24 Plumba: Kevin Hajrulla, kushëri i “Të Fortit” të Vlorës, del nga Trauma dhe mohohën akuzat për lidhje me krimin

Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur në një atentat të mirëorganizuar në Vlorë në fund të dhjetorit 2024, ka lënë spitalin e Traumës pas një muaji qëndrimi për trajtim, pasi u qëllua me 24 plumba. Hajrulla, një punonjës i një call center-i, ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me krimin dhe thekson se nuk ka asnjë rekord kriminal. Ai është kushëri i Inez Hajrullës, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Vlorë, dhe dyshohet se atentati mund të ketë pasuar konflikte të lidhura me të.

Inez Hajrulla, pas vrasjes së Edison Arizajt në vitin 2018, mori drejtimin e grupit kriminal të këtij të fundit, dhe aktualisht është në një përplasje të fortë me Bernard Sinamatin, kreun e grupit kundërshtar. Sinamatit iu vra nipi, Gëzimi, në janar të 2024, dhe ky akt është një nga ngjarjet që ka tensionuar më tej situatën mes grupeve të krimit në qytet.

Policia e Vlorës ka sekuestruar disa automjete të blinduara të grupit të Hajrullës, ndërkohë që ende nuk ka marrë një deklaratë nga ai për atentatin ndaj Kevin Hajrullës. Hetimet për identifikimin e autorëve të sulmit janë ende në fazë të pasigurisë. Familja e Kevin Hajrullës ka shprehur shqetësim të thellë për sigurinë e tij dhe të të afërmve të tij, të cilët ndodhen nën kërcënimin e grupeve kriminale./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne