Plagosje aksidentale me armë në Postribë, dërgohet në spital 57-vjeçari

Një person është vetëplagosur me armë gjahu në Postribë. Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në fshatin Ura e Shtrejt, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me një armë gjahu, që e mbante me leje, shtetasi F. V., 57 vjeç.

Ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë dhe për dokumenimin ligjorë të rastit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne