Hoxhë Tërniqi denoncon: Medlin kapet në det, Gaza po mbytet në gjak dhe bota në heshtje

Një tjetër akt tronditës është regjistruar ndaj aktivistëve paqësorë që po përpiqeshin të çanin bllokadën izraelite në Rripin e Gazës. Anija “Medlin”, pjesë e Koalicionit të Flotiljes së Lirisë, është ndaluar në ujërat ndërkombëtare, ndërsa ekuipazhi i saj paqësor është arrestuar. Ngjarja ka ngjallur zemërim dhe shqetësim te shumë qytetarë dhe aktivistë në mbarë botën.

Anija mbante flamujt e Palestinës dhe në bord kishte aktivistë ndërkombëtarë që kishin si mision dërgimin e ndihmave dhe ndërgjegjësimin për gjendjen e rëndë humanitare në Gaza. Fotot tregojnë qartë qëllimin paqësor të kësaj nisme dhe vendosmërinë e pjesëmarrësve.

Hoxhë Mustafa Tërniqi, i cili reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se kjo ndalesë dhe konfiskimi i anijes “Medlin” janë një dëshmi tjetër e padrejtësive dhe krimeve që po ndodhin kundër popullit palestinez. Ai thekson se çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë padrejtësia dhe armiqësia kundër vetë njerëzimit.

Ndërkohë, bota ndërkombëtare po hesht përballë një gjenocidi që po ndodh në Gaza. Me qindra mijëra civilë janë të bllokuar nën bombardime, urisë dhe mungesës së ndihmave humanitare, ndërsa përpjekjet për të ndërhyrë ndalen dhunshëm. Kjo heshtje ndërkombëtare ngre pikëpyetje të mëdha mbi moralin dhe funksionimin e institucioneve globale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Koalicioni i Flotiljes së Lirisë është një nismë ndërkombëtare që ka për qëllim thyerjen e rrethimit izraelit në Gaza dhe dërgimin e ndihmave humanitare. Kjo nuk është hera e parë që anijet e tyre ndalohen, por ky veprim i fundit tregon qartë se lufta ndaj solidaritetit njerëzor është bërë më e ashpër se kurrë.

Reagimet e aktivistëve ndërkombëtarë pritet të shtohen, ndërsa kërkesat për lirimin e menjëhershëm të anëtarëve të ekuipazhit dhe kthimin e anijes po shtohen çdo orë./marre nga  profili facebook /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne