Plakja e popullsisë shqiptare dhe sfidat për kujdesin shëndetësor

Ndryshimet demografike të ndodhura në dy dekadat e fundit, kanë mundësuar që ritmi i plakjes së popullsisë në Shqipëri të jetë shumë më i shpejtë se në të kaluarën. Pro me plakjen e popullsisë, rriten edhe nevojat për kujdes socio-shëndetësor. Aktualisht në vendi tonë numërohen rreth 455 mijë të moshuar, 80% e të cilëve kanë më shumë se një sëmundje kronike.

Si pasojë e ndryshimeve biologjike që ndodhin në organizmin e të moshuarve, edhe sëmundjet jo vetëm janë më të shpeshta por ato shfaqen në mënyrë atipike, gjë e cila e vështirëson diagnozën e hershme të tyre dhe trajtimin e përshtatshëm.
Sëmundjet kronike jo të transmetueshme përbëjnë problemet shëndetësore kryesore për personat e moshuar.
Sipas të dhënave zyrtare të OBSH përqindja e popullsisë së botës mbi 60 vjeç do të dyfishohet pothuajse nga 12% në 22% deri në vitin 2050.
Moshimi i popullsisë pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme në kërkesën për kujdes afatgjatë në 30 vitet e ardhshme./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne