Izraeli i kërkon OKB-së mbylljen e UNRWA-s

Izraeli ka paraqitur një kërkesë në Kombet e Bashkuara (OKB) për mbylljen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA). Sipas një raporti të posaçëm të gazetës britanike “The Guardian”, bazuar në zyrtarë të OKB-së, Izraeli e ka paraqitur kërkesën javën e kaluar. Kërkesa e Izraelit, në të cilën ata kërkojnë që UNRWA të mbyllet dhe stafi i saj të shpërndahet në organizata të ndryshme të OKB-së , të cilat do të kryejnë shpërndarjen e ushqimit në shkallë të gjerë, u dërgua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Herzi Halevi. Duke deklaruar se nuk dëshiron të punojë me UNRWA për ndihmat që do të dërgohen në Gaza, Izraeli ka fajësuar kapacitetin e OKB-së në Gaza për dështimin për të marrë më shumë ndihma në enklavën palestineze. Izraeli ka kërkuar gjithashtu transferimin e 300 deri në 400 të personelit të UNRWA-s në institucionet e OKB-së si Programi Botëror i Ushqimit ose tek institucionet e sapoformuara. 

Zyrtarët e OKB-së, emrat e të cilëve mbetën konfidencialë dhe pikëpamjet e të cilëve u përfshinë në lajme, thanë se kërkesa kishte për qëllim portretizimin e OKB-së si “një palë që nuk dëshiron të bashkëpunojë në luftën kundër urisë në Gaza”. Zyrtari, i cili pretendoi se Izraeli e bëri këtë kërkesë si pjesë e planit të tij për të shkatërruar UNRWA-n, tha:  “Nëse ne e lejojmë atë, do të thotë se ne do të qeverisemi plotësisht nga Izraeli dhe OKB-ja do të jetë bashkëpunëtore në shkatërrimin e UNRWA-s, e cila është institucioni më i madh në luftën kundër ekstremizmit dhe në dhënien e ndihmës”. Zyrtarët thanë gjithashtu se ShBA-ja mbështeti kërkesën e Izraelit, por vendet e tjera që mbështesin UNRWA dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e kundërshtuan të njejtën. Duke pretenduar se UNRWA është i vetmi institucion me burimet dhe garancitë për të ofruar ndihma në Gaza, burimet e OKB-së thanë se, ndërsa ekziston rreziku i urisë në Gaza, një kalim në një rend të ri në përputhje me kërkesat e Izraelit do të kishte pasoja katastrofike.

Ish-zëdhënësi i UNRWA-së Chris Gunness tha se kërkesa për të shpërbërë institucionet e OKB-së ishte një kërkesë “shumë e shëmtuar”. “Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i jep autoritet UNRWA-s dhe vetëm Asambleja e Përgjithshme mund ta ndryshojë këtë autoritet, jo një anëtar apo Sekretar i Përgjithshëm”, tha Gunness. Në vlerësimin e saj për këtë çështje, zëdhënësja e UNRWA-s Tamara Alrifai vuri në dukje se një institucion tjetër mund të shpërndajë ndihma, por do të kishte ende nevojë për infrastrukturën e UNRWA-s.

Alrifai tha gjithashtu se UNRWA jo vetëm që shpërndan ndihma në Gaza, por gjithashtu menaxhon shtatë qendra shëndetësore, kryen 23.000 trajtime në ditë dhe ka administruar 53.000 vaksina që nga 7 tetori 2023. Duke theksuar se nuk ka asnjë organizatë që mund të kryejë detyrën e UNRWA-së, Alrifai theksoi se uria është një problem alarmant.

Objektet e UNRWA-s, të cilat po përpiqet të ndihmojë palestinezët në Rripin e Gazës, u vunë në shënjestër të vazhdueshme nga Izraeli dhe u shkatërruan tonelata me ushqime dhe ilaçe. Rreth dhjetë vende dhe institucione, përfshirë ShBA-në, kanë njoftuar se kanë ngrirë donacionet e tyre për UNRWA./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne