PLAN I HARTUAR NGA ISRAELI, SHBA DHE BE-ja PER ZHBERJEN E TURQISE DERI ME VITIN 2025!

​Savash VELIU

Evropa, Israeli dhe SHBA në masë të madhe kanë frikë nga Turqia e cila po përparon rrugës për t’u bërë një superfuqi rajonale e më gjërë.  Sepse në një kohë të shkurtër janë hedhur hapa seriozë. U zhvillua industria, u rrit punësimi u shtua stabiliteti etj. Kundërshtitë e ashpra të Perëndimit dhe Israelit kundër Turqisë kanë kuptime të thella. Falë këtyre Turqia ndodhet në situatën garuese me ekonomitë e mëdha të Evropës, si i gjashti më i zhvilluar në të. Turqia para viteve 2002 ka qenë shumë mbrapa nga ana ekonomike dhe për një kohë të shkurtër janë hedhur hapa seriozë në arsim dhe shkencë, në atë shoqërore dhe ushtarake.

Të gjithë janë të shqetësuar, kanë frikë nga Turqia e cila po përparon me hapa të  sigurtë në rrugën për t’u bërë një ‘superfuqi’ ekonomike ndoshta edhe ushtarake. Perëndimi i cili vërejti këtë ndryshim kërkoi të thyente shtyllën kurrizore të Turqisë nga të katër krahët, Për këtë arsye kanë tentuar të bëjnë grusht shteti ushtarak. Janë përpjekur ta godasin nga ana ekonomike. Por popullit u bashkua me Erdoğanin u eliminuan negativitetet dhe dolën në mbrojtje të liderit dhe vendit të tyre denjësisht.

Një shembull i kësaj dashurie është miqësia e Erdoğanit me njerëzimin. prandaj të gjithë muslimanët ndodhen pranë Turqisë. Padyshim që i jep forcë Erdoganit kjo fuqi që ai shikon pranë tij.

Por, për këtë rrugëtim zhvillimorë para Turqisë gjendej një barikadë serioze e ajo ishte Kushtetuta e diktaturës ushtarake që në skenën politike dhe ekonomike të saj nuk lejonte të hapëroj me atë dinamikë të zhvillimit, prandaj Turqia përjetonte gërçe në hapërimin ekonomik, juridik dhe atë ushtarak, e shkaku saj vendosi të luftojë atë duke e ngritur në hap me kohën dhe me kërkesat e saja reale të denj për një shtetë modern.

Turqia dhe lideri i tij vendosën që këtë kërkesë për reforma rrënjësore në Kushtetutë tua parashtrojë edhe para popullit duke shpallur Referendumin e saj historik pas shpalljes si saj si Republikë.

Me ndryshimet kushtetuese e me formën e re qeverisëse do ti jepet fund një periudhe të gjatë paqartësie, pasigurie, pështjellimi. Turqia kërkon të hapë një faqe të re të historisë së saj, pa frikën se mund të mbetet pa qeverisje, pa frikën se qeveritë e koalicionit do të jenë veç një mashë për ta zhytur në baltë, pa frikën se grushti i shtetit i radhës qëndron pas dere.

Nuk është forcim i pushtetit të Erdoganit, siç krekoset nëpër mediume; është forcim i shtetit, për t’u bërë ballë krizave, për t’i bërë ballë së tashmes së ndërlikuar si dhe së ardhmes më të errët në dukje. Situatat rajonale e më gjerë, konfliktet përtej kufirit, e bëjnë të domosdoshme një qeverisje jo të hallakatur, të ndarë mes pushtetesh që shpesh e kanë bërë vendin të paqeverisshëm.

Por kjo në të vërtetë nuk i pëlqen shumëkujt. Nuk u pëlqen atyre që nuk duan që në këtë pjesë të globit të ketë prosperitet, atyre të cilëve nuk duan që më së paku një vend në këtë hapësirë të mos jetë zhytur në kaos, në mjerim, të mos jetë rrënuar.

Prandaj, Rezultati i dalur nga sanduku nuk kënaqi Evropën dhe aleatët e saj. Dhe sërish fillojnë posht tavolinës të tregohet shkop i besbollit. Eshtë një fakt i gjall se janë të shqetësuar nga ajo se ata donin për të vazhduar me këtë kushtetutë Gladio në Turqi. Por tani ato ditë kanë shkuar me kohë.

Atëherë pas kësaj BE çfarë do të bëj? Po, është vështirë ajo të pranojnë këtë rezultat. Në atë rast çfarë reaksioni do të jep?

Bashkësia Evropiane në 2 tema të rëndësishme ka nevojë për Turqinë. BE-ja Rezultatet e zgjedhjeve mund të dënojë, por asgjë më shumë s’mund të bëj. Sepse Turqia në duart e saj ka një marrëveshje mbi refugjatët. Derisa çelësi i krizës së refugjatëve gjendet në duart e Turqisë BE-ja i ka duart dhe krahët të lidhura. Një tjetër kartë është edhe marrëdhëniet Turqi-Rusi. Bashkësia Evropiana varet nga bashkëpunimi me Turqinë kundër Rusisë.

Kështu me vendosjen e sistemit presidencial që do rezultoj pozitive më në fund përpjekja e dhënë ju mundësua Presidenti Erdoğan dhe ekipit të tij që për shumë vite do të zhvillojë Turqinë duke e ngritur në vendin e merrituar në botë.

Me referendumin Turqia fitoi stabilitetin duke rigjallëruar zmadhimin e ekonomisë dhe shtimin e investimeve në degët më strategjike të ekonomisë, si brenda ashtu edhe jashtë saj. Rezultati i dalë nga votimi nuk është kurrë një normë e ulët. Sepse presidenti Erdoğan dhe shokët e tij gjatë procesit të fushatës zgjedhore nuk kanë shpjeguar vetëm sjelljen e sistemit të dëshiruar, por në të njëjtën kohë kanë luftuar edhe fokuset e jashtëm destruktive.

Por, dihej se, SHBA-ja dhe Israeli nuk do të qëndronin duarkryq, sepse pas tentativës së pasuksesshëm për grusht shteti ato kishin hartuar edhe planinë ‘B’, që gjatë Referendumit të vitit 2017 të sigurohet ‘’PO-ja’’ dhe të kryej me suksess riorganizimi i sistemit politik në Turqi që do të hapte rrugën për një President të plotfuqishëm në rradh. Më pas, në vitin 2018 do të pasonte lirimi i lideri të PKK-së Oxhallani nga burgu, kurse Erdogani duke u kërcënuar me burgosjen e Bilall Erdoganit nga e njëjta dosje me Reza Zarrab, do ta largonte atë nga politika në pension. Gjatë zgjedhjeve të manipuluara që do të organizoheshin në vitin 2019, do të vendosej për President të plotfuqishëm një i zgjedhur i afërt me CIA & FETO. Me lejen e ‘presidentit kukëll’ në JugLindje të Turqisë do të themelohej pushteti Kurd dhe mbi të të vendoset Oxhallani. Kurse në vitin 2021 tokat e Stambollit do të shpallen si ndërkombëtare duke iu dhënë edhe autonomia. Po në vitin 2023, si dëmshpërblim për gjenocidë ndaj Ermenisë tu jepen tokat lindore të Turqisë. Dhe së fundi, më vitin 2025, Turqia e cunguar brenda Anadolit të ndahet në dy shtete, në atë islam dhe atë laikë.

Kështu e kishin parahartuar fatin e Turqisë dhe të presidentit të saj Erdoganit pushtetet më Demon-kratike të Perëndimit që gjithnjë tregohenë si mbrojtësit më të zëshëm për liritë e shprehjes dhe të drejtave të njeriut si dhe popujve në botë.

Kështu nga i njëjti sherr i sajuar i tyre pësuan edhe Avganistani, Iraku, Libia, Egjipti dhe Siria, si gjithnjë nën parollën marrëzore ‘’vendosja e demokracisë’’!? /Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne