Plani Yinon: Strategjia izraelite për copëtimin e Botës Arabe

Ajo që ndodh aktualisht në vendet arabe janë parashikuar e planifikuar që në fillimet e viteve 80. Ja dhe plani i parashtruar nga strategu hebre Oded Jinon, botuar në revistën Kivunim (Izrael), në shkurt 1982, nr 14. (me shkurtime).

Një strategji për Izraelin në vitet 1980

nga Oded Yinon

Më poshtë po riprodhojmë fragmente nga një artikull nga revista Kivunim (Orientimi), botuar nga “Organizata Botërore Sioniste” në Jerusalem (nr. 14, shkurt 1982). Ata paraqesin një plan për copëtimin e Shteteve Arabe që përbën referencën e projektit të “riformimit të Lindjes së Mesme” të administratës Bush.
“Ripushtimi i Sinait, me burimet e tij aktuale, është një objektiv prioritar që marrëveshjet e Camp David dhe marrëveshjet e paqes e kanë penguar deri më tani të arrihej (…)
Të privuar nga nafta dhe të ardhurat që rrjedhin prej saj, dënuar me shpenzime të mëdha në këtë fushë, ne duhet të veprojmë absolutisht për t’u rigjetur situatën që mbizotëronte në Sinai para vizitës së Sadatit dhe marrëveshjes fatkeqe të nënshkruar me të në vitin 1979.
Situata ekonomike e Egjiptit, natyra e regjimit dhe politika e tij pan-arabe, do të çojnë në një situatë të tillë që Izraeli do duhet të ndërhyjë…
Egjipti, për shkak të konflikteve të tij të brendshme, nuk përbën më një problem strategjik për ne dhe do ishte e mundur, në më pak se 24 orë, ta kthenim atë në gjendjen në të cilën ishte pas luftës së qershorit 1967. Miti i Egjiptit si “Udhëheqësi i botës arabe” ka vdekur (…) dhe, përballë Izraelit dhe pjesës tjetër të botës arabe, ai ka humbur 50% të fuqisë së tij. Në afat të shkurtër, ajo do të jetë në gjendje të përfitojë nga rikthimi i Sinait, por kjo nuk do të ndryshojë rrënjësisht ekuilibrin e fuqisë. Si një organ i centralizuar, Egjipti është tashmë një kufomë, veçanërisht duke marrë parasysh përplasjen gjithnjë e më të ashpër midis muslimanëve dhe të krishterëve. Ndarja e saj në provinca të veçanta gjeografike duhet të jetë qëllimi ynë politik për vitet 1990 në Frontin Perëndimor.
Sapo Egjipti të shpërndahet dhe të privohet nga pushteti qendror, vende si Libia, Sudani dhe të tjera më të largëta, do të përjetojnë të njëjtën shpërbërje. Formimi i një shteti koptik (kisha e krishterë egjiptiane) Egjiptin e Epërm, dhe ai i njësive të vogla rajonale me pak rëndësi, është çelësi i një zhvillimi historik të vonuar aktualisht nga marrëveshja e paqes, por i pashmangshëm në planin afatgjatë.
Pavarësisht pamjes së jashtme, Fronti Perëndimor paraqet më pak probleme se Fronti Lindor. Ndarja e Libanit në pesë provinca (…) parashikon atë që do të ndodhë në të gjithë botën arabe. Ndarja e Sirisë dhe Irakut në rajone të përcaktuara në bazë të kritereve etnike ose fetare duhet të jetë, në planin afatgjatë, një objektiv prioritar për Izraelin, hapi i parë që të jetë shkatërrimi i fuqisë ushtarake të këtyre shteteve.
Strukturat etnike të Sirisë e ekspozojnë atë ndaj shpërbërjes që mund të rezultojë në krijimin e një shteti shiit përgjatë bregdetit, një shtet sunit në rajonin e Alepos, një tjetër në Damask dhe një entitet druze që mund të dëshironte të krijonte shtetin e vet, ndoshta në Golanin tonë, në çdo rast me Huranin dhe Jordaninë e Veriut. (…) Një shtet i tillë do të ishte, në terma afatgjatë, një garanci e paqes dhe sigurisë për rajonin. Ky është një objektiv që tashmë është brenda mundësive tona.
I pasur me naftë dhe i rrënuar nga betejat e brendshme, Iraku është në shënjestrën izraelite. Shpërbërja e tij do të ishte, për ne, më i rëndësishëm se shpërbërja e Sirisë, sepse ai përfaqëson, më së afërmi në kohë, kërcënimin më serioz për Izraelin. Një luftë siro-irakene do të inkurajonte kolapsin e saj nga brenda, përpara se të jetë në gjendje të nisë në një konflikt të madh kundër nesh. Çdo formë e konfrontimit ndërarab do të jetë i dobishëm për ne dhe do të përshpejtojë kohën e këtij shpërthimi. (…) Është e mundur që lufta aktuale kundër Iranit do të përshpejtojë këtë fenomen të polarizimit.
I gjithë Gadishulli Arabik është i dënuar me një shpërbërje të ngjashme, nën presionet e brendshme. Ky është veçanërisht rasti për Arabinë Saudite: përkeqësimi i konflikteve të brendshme dhe rënia e regjimit janë në përputhje me strukturat e saj aktuale politike.
Jordania është një objektiv i menjëhershëm strategjik. Në afat të gjatë, ajo nuk do përbëjë më një kërcënim për ne pas shpërbërjes së saj, përfundimit të sundimit të Huseinit dhe transferimit të pushtetit te shumica palestineze.
Kjo është ajo që duhet të synojë politika izraelite. Ky ndryshim do të nënkuptojë zgjidhjen e problemit të Bregut Perëndimor, që ka një dendësi të lartë të popullsisë arabe. Emigrimi i këtyre arabëve në Lindje, në kushte paqësore ose pas një lufte, dhe ngrirja e rritjes së tyre ekonomike dhe demografike, janë garancitë e transformimeve të ardhshme. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta përshpejtuar këtë proces.
Ne duhet të refuzojmë planin e autonomisë dhe çdo tjetër që do të nënkuptonte një kompromis ose ndarje të territoreve dhe do të pengonte ndarjen e dy kombeve: kushte thelbësore për bashkëjetesën e vërtetë paqësore.
Arabët izraelitë duhet të kuptojnë se ata mund të kenë një atdhe vetëm në Jordani (…) dhe do të njohin sigurinë vetëm duke njohur sovranitetin hebre midis detit dhe Jordanit. (…) Nuk është më e mundur, ndërsa hyjmë në epokën bërthamore, të pranojmë se tre të katërtat e popullsisë hebreje janë të përqendruara në një vijë bregdetare të mbipopulluar dhe të ekspozuar natyrshëm; shpërndarja e kësaj popullsie është një imperativ kryesor i politikës sonë të brendshme. Judea, Samaria dhe Galilea janë të vetmet garanci për mbijetesën tonë kombëtare. Nëse nuk bëhemi shumicë në rajonet malore, rrezikojmë të përjetojmë fatin e kryqtarëve, që e humbën këtë vend.
Ribalancimi i rajonit demografikisht, strategjikisht dhe ekonomikisht duhet të jetë ambicia jonë kryesore; kjo përfshin kontrollin e burimeve ujore të rajonit që shkon nga Beer Sheba deri në Galilenë e Epërme dhe që sot, është praktikisht bosh nga hebrenjtë.”

Përkthimi nga hebraishtja nga Youssef Aschkar
Përkthimi në shqip nga Rozart Dani.

Nëse lexuesit janë të interesuar, mund të publikoj artkullin e plotë në ditët në vijim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne