“Po bën gjenocid!”, protestuesit pro-palestinezë marshojnë brenda hotelit të Biden në Kaliforni: Jepi fund ndihmave për Izraelin

Një grup protestuesish pro-palestinezë marshuan brenda hotelit të Presidentit Biden në Kaliforni të enjten, duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës të rrethuar.

“Biden, Biden nuk mund të fshihesh, ne të akuzojmë për gjenocid. Sa fëmijë keni vrarë sot?”, thirrën protestuesit, të cilët kërkuan armëpushim dhe ndalimin ne ndihmës së SHBA për Izraelin.

Sulmet e Izraelit mbi Gaza nisën pas sulmit të Hamasit në 7 tetor, ku u vranë dhjetëra persona dhe u morën peng një numër i konsiderueshëm, të cilët ende sot janë nën kontrollin e Hamasit dhe nuk janë kthyer pranë familjeve të tyre./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne