“Po hidhni lëndë helmuese”, avokati Altin Goxhaj merret nën hetim nga policia

Avokati Altin Goxhaj është vendosur nën hetim nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit të Policisë së kryeqytetit, Goxhaj dyshohet se ka penguar punonjësin e Bashkisë së Tiranës që të kryejë procesin e dezinfektimit. Po ashtu, i është marrë kallëzim shtetasit Altin Goxhaj, i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Altin Goxhaj.

Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, shtetasi S.B, 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën “Bardhok Biba”, është penguar për kryerjen e detyrës, nga shtetasi Altin Goxhaj. Gjithashtu i është marrë kallëzim shtetasit Altin Goxhaj, i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori”, njofton policia./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne