“Po përhap lajme pro Hamasit”, Izraeli kërkon mbylljen e rrjetit televiziv arab ‘AL JAZEERA’

Vijon tensioni dhe situata e rëndë në Izrael, ndërsa kanë nisur bombardimet në Gaza, me qëllim kapjen dhe vrasjen e anëtarëve të grupit terrorist të Hamasit.

Ministri i Komunikimit i Izraelit tha se po kërkon miratimin e kabinetit për të mbyllur zyrën e rrjetit televiziv arab AL JAZEERA në vendin e tij.

Ai akuzoi stacionin e lajmeve të Katarit për nxitje pro-Hamasit dhe ekspozim të ushtarëve izraelitë ndaj një sulmi të mundshëm nga Gaza./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne