Hipokrizia e Evropës ndaj Palestinës, vulë e turpit të pjesëmarrjes në krimet e Izraelit

Reagimi i presidentes së Komisionit Evropian ndaj zhvillimeve të fundit në Palestinë tregon edhe një herë hendekun mes diskursit dhe politikave të Bashkimit Evropian, që sipas disa ekspertëve dhe politikanëve evropianë, kostoja e kësaj hipokrizie mund të jetë e shtrenjtë për Evropën për shkak të për bashkëpunimit e saj me krimet e Izraelit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qasja e dyfishtë dhe hipokrite e Perëndimit ndaj zhvillimeve pothuajse identike, paralele apo të ngjashme ka qenë gjithmonë një fenomen i diskutueshëm; zhvillimet e ditëve të fundit në Palestinë bënë që edhe politikanët perëndimorë të shfaqin një valë reagimesh të kontradiktore.

Kanë kaluar rreth 600 ditë që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe përshkallëzimi i konfliktit mes Palestinës dhe regjimit sionist në javën e fundit ka bërë që autoritetet e shteteve perëndimore të injorojnë një plagë të vjetër 75-vjeçare dhe ta konsiderojnë regjimin izraelit se ka të drejtë të mbrohet. Në një nga reagimet e para për sulmin e luftëtarëve të rezistencës palestineze kundër forcave pushtuese izraelite, Adrienne Watson, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, deklaroi: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë pa mëdyshje sulmet e paprovokuara nga terroristët e Hamasit kundër civilëve izraelitë”. Tani shtrohet kjo pyetje se në rrethin e koncepteve perëndimore, çfarë konsiderohet të jetë “stimulim dhe arsye” e mjaftueshme për aktivizim në kuptimin real? A nuk mjafton vrasja e më shumë se 100.000 njerëzve në Palestinë që nga viti 1948 e deri më sot (sipas të dhënave të faqes së Qendrës së Statistikave të Palestinës) dhe shpërngulja e miliona njerëzve për shkak të pushtimit të regjimit sionist, për të mbrojtur këtë komb të shtypur?

Shqyrtimi i reagimeve të politikanëve perëndimorë ndaj zhvillimeve në Palestinë në ditët e fundit tregon se ka një hendek midis diskurseve të Bashkimit Evropian dhe mjeteve të politikave të identifikuara nga ky bllok. Deklaratat e fundit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në mbështetje të plotë të Izraelit, tregojnë një mungesë të qartë të korrespondencës midis fjalëve dhe veprimeve të BE-së dhe pikturojnë një rast tjetër të hipokrizisë së organizuar perëndimore. Deklarata këto që janë kritikuar nga ekspertë dhe politikanë evropianë.

Në një mesazh në Twitter të datës 19 tetor 2022, Von der Leyen shkroi: “Sulmet e Rusisë kundër infrastrukturës civile, veçanërisht energjisë elektrike, janë një krim lufte”. Me kalimin e rreth një viti dhe ndezjen e luftës mes rezistencës së Palestinës dhe regjimit sionist, pa asnjë reagim në dënimin e krimeve të Izraelit, veçanërisht në ndërprerjen e ujit dhe energjisë elektrike dhe pa marrë parasysh nevojat jetike të popullatës palestineze të rrethuar në Rripin e Gazës, ajo deklaroi: “Ne jemi miq të Izraelit. Kur miqtë sulmohen, ne jemi aty për ata”.

Eurodeputetja Claire Daly është një nga ato që reagoi ndaj një prej komenteve të Von der Leyen në llogarinë e saj X (ish-Twitter), duke shkruar: “Presidentja e Komisionit Evropian në mënyrë kriminale i bënë thirrje Izraelit për të treguar dhunë tronditëse në emër të ‘vetëmbrojtjes’. Kjo i jep kompetencë të plotë Tel Avivit për të kryer krime”. Ajo theksoi se kjo dhunë ushtrohet ndaj civilëve të varfër të bllokuar në Gaza”.

Ernest Ortason, zëdhënësi i koalicionit politik spanjoll “Sumar”, vuri në dukje “hipokrizinë e atyre që dënojnë sulmet e Hamasit, por nuk dënojnë sulmet e Izraelit”, dhe tha: “Izraeli është një forcë pushtuese” dhe gjithashtu tha se kreu i Komisionit Evropian, asnjëherë nuk ka shprehur keqardhje që nuk dënon krimet e luftës të kryera nga Izraeli”.

Haizam Amirah-Fernández, analist i lartë për Mesdheun dhe botën arabe në institutin spanjoll “Elcano”, shkroi gjithashtu në një seri postimesh në Twitter: “Nëse Bashkimi Evropian mbështet Izraelin pa kushte, pa bërë dallimin midis luftëtarëve dhe civilëve të Gazës. Në këtë mënyrë, nëse Izraeli fillon spastrimin etnik të palestinezëve, miliona njerëz në mbarë botën do ta shohin Bashkimin Evropian si bashkëpunëtor të tij”.

Në një mesazh tjetër ai ka shkruar: “Duket se Bashkimi Evropian nuk e kupton përçarjen e thellë që krijon me fqinjët jugorë mbi konfliktin e Rripit të Gazës dhe Izraelin. Nga kjo çështje, perceptohet hipokrizia morale e përhapur, standardet e dyfishta, heshtja kundër spastrimit etnik, si dhe shenja të kolonializmit dhe racizmit të fshehur”.

Antonio Maestre, një shkrimtar dhe gazetar spanjoll, gjithashtu ka theksuar: “Nëse ne besojmë se Bashkimi Evropian mund të mbështesë spastrimin etnik të Izraelit në Gaza, pa pësuar kurrfarë ndëshkimi, kjo është për arsye se ne nuk e dimë se si funksionon spiralja e dhunës në histori”.

Duke kritikuar takimin dhe fotot e zyrtarëve evropianë me Isaac Herzog, presidentin e regjimit sionist, ai shtoi: “Kush janë Osula von der Leyen dhe Roberta Metsula (presidentja e Parlamentit Evropian) për të marrë vendime për evropianët dhe për të bërë foto me dikë i cili kryen krime lufte? Kush ka vendosur për 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian?”.

Në këtë mënyrë, siç theksoi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, “edhe lufta ka rregulla dhe ligje” dhe nëse Bashkimi Evropian dëshiron të veprojë sipas rregullave të konfliktit palestinez, kjo sjellje hipokrite do të regjistrohet përgjithmonë në histori. Sipas ekspertëve evropianë, jo vetëm që kjo sekuencë dhune mund të rrënojë Evropën, por stigma e bashkëpunimit në krimet e regjimit sionist do të shënohet përgjithmonë në ballin e shtetarëve perëndimorë./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne