“Po shkelni Kushtetutën me dëshmitarin”/ Zbardhet dëshmia e Belerit në Gjykatë: Pse u bë seanca me dyer të mbyllura?

Është shtyrë gjyqi ndaj Fredi Belerit. Mësohet se në fjalën e tij gjatë seancës së zhvilluar Beleri ka hedhur akuza se është bërë shkelje e Kushtetutës.

“Keni shkelur kushtetutën me dëshmitarin Arsen Rama. Keni ndikuar ju si kryesues. Pse u bë seanca me dyer të mbyllura. Ajo që i ka ndodhur me automjetin nuk do të thotë se i rrezikohet jeta. Dëmtimi i automjetit është bërë nga persona të tjerë që nuk kanë lidhje me mua. Në seancën e kaluar prokuroria nuk u shqetësua që dëshmitari gënjeu. Arsen Rama nuk ka mundësuar që ne të pyesim e të marrim përgjigje të sakta. Ju si kryesues nuk keni mbajtur qëndrim të drejtë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Arsen Rama”, mësohet të ketë thënë Beleri.

Nga ana e tij gjyqtari Erion Çela ka thënë se Avdyl Rama rezulton të ketë dalë jashtë shtetit me datë 27/11/2023. “Konstatohet se prezent në sallë janë dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja”, është shprehur gjyqtari./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne