Shfaqet “momenti i fatkeqësisë” së përjetuar nga civilët në ambulancë gjatë sulmit të Izraelit në Gaza

Në disa kamera janë shfaqur sulmet ajrore të ndërmarrë nga ushtria izraelite, ndërkohë që ambulancat evakuonin civilët e plagosur në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në afërsi të ambulancave të cilat po evakuonin civilë të plagosur të zhvendosur mbi rrugën Salahaddin në lindje të lagjes Zeitun në Gaza.

Në pamjet e siguruara nga Anadolu, në ngjarje vërehet se shumë ambulanca me civilë dhe të plagosur brenda u kapën papritur në sulmin ajror ndërsa ndodheshin për evakuim. Në momentet e fatkeqësisë që shfaqet në kamera amatore, personat brenda një ambulance përfshihen në panik pasi një raketë bie shumë pranë dhe në zonë ngrihet tymi si pasojë e sulmeve.

Po ashtu dëgjohen britmat e grave dhe fëmijëve brenda ambulancës së prekur nga sulmet. Në pamje vërehen se edhe disa automjete civile në rrugë të përfshira nga flakët./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne