Policia e Berlinit shuan me forcë protestën propalestineze, sulmon një grua

Policia gjermane sot shtypi ashpër protestuesit propalestinezë brenda Stacionit Qendror të Trenit të Berlinit, duke përfshirë edhe një sulm ndaj një gruaje muslimane, siç është kapur nga një video në vendngjarje.

Në videon e postuar në X, mund të shihen shumë oficerë policie që rrethojnë një grua me veshje myslimane, duke e detyruar atë përtokë dhe duke e mbajtur. Gruaja bërtet dhe thotë: “Çfarë është kjo? Çfarë po bëni?” Ata vazhdojnë ta mbajnë nën kontroll edhe pse ajo nuk duket se përbën ndonjë kërcënim, ndërsa më pas edhe arrestohet.

Demonstruesit në stacion brohoritën parulla në mbështetje të Palestinës, ndërsa u regjistruan përplasje midis policisë dhe protestuesve. Policia ndaloi disa protestues duke përdorur metoda të ashpra. Protesta ishte e paautorizuar dhe po bllokonte pasagjerët, ndërsa disa demonstrues u arrestuan sepse thërrisnin slogane kriminale, tha policia në një deklaratë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne