Mijëra izraelitë “pushtojnë” rrugët e vendit, kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut dhe lirimin e pengjeve

Mijëra izraelitë kanë dalë sërish sot në sheshe dhe rrugët e qyteteve të Izraelit për të protestuar kundër qeverisë të drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

Në kryeqytet, Tel Aviv, protestuesit kanë kërkuar largimin e Netanyahut nga pushteti dhe zgjedhje të parakohshme. Ata kërkuan gjithashtu lirimin e pengjeve, që mbahen ende nga Hamasi në Gaza.

Demonstrata kishte edhe në qytete të tjera si Jeruzalem dhe Haifa. Demonstruesit ndezën zjarr në sheshe, në shenjë revolte.

Po ashtu mijëra protestues u mblodhën në sheshin qendror te Londres dhe Berlinit në solidaritet me palestinezët në Gaza, ku afro 33.000 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne