Policia e Kosovës mbështet Inspektoriatin për të shembur themelet e Xhamisë në Prishtinë

Policia e Kosovës rrethoi një objekt që sapo kishte nisur të ndërtohet xhami në fshatin Shkabaj të Prishtinës. Policia fashiste e Kosovës asiston në këtë aksion Inspektoratin ndërtimor i Prishtinës që ka për qëllim rrëzimin e themeleve të godinës së re, duke pretenduar se ajo nisi të ndërtohej pa lejen përkatëse.

Ky aksion i policisë është kundërshtuar nga banorët e fshatit dhe muslimanët, të cilët kanë thënë se do ta mbrojnë me jetë xhaminë e tyre të re. “Për të kundërshtuar shembjen e objektit një qytetar qëndroi mbi objekt. Jam i operuar, në hekra ngulem nëse tentoni me më rrëzu” dëgjohet ai duke i thënë Policisë, duke refuzuar çdo tentativë negociimi me policinë duke i kërcënuar se do të lëndonte vehten”, raportojnë mediat vendase.

Kundër prishjes së Xhamisë ishte edhe Bahri Sejdiu anëtari i Bashkësisë Islame të Kosovës i cili ka thënë se ndërtimi i Xhamisë në fshatin Shkabaj ka dokumentacionet përkatëse dhe askush nuk mund ta prishë. Banorët kërkuan koordinim mes institucioneve të Kosovës për të zgjidhur problemin e mosdisponimit të dokumentacioneve nga njëra-tjetra.

Pas rezistencës së fortë të banorëve të fshatit Shkabaj policia dhe fadromat Inspektoriatit Ndërtimor të Prishtinës u larguan pa e prishur godinën./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne