Mësohe se Policia e Shtetit ka adiminstruar së fundmi një informacion se një grup kishte planifikuar të ekzekutonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon. Po ashtu është konfirmuar edhe fakti se policia nuk e ka vënë në dijeni për situatën gjatë hetimeve ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit, Gledis Nanon. Ky i fundit e ka konfirmuar këtë lajm.
Burime bëjnë me dije se dyshohet se plani për eliminimin e Gledis Nanos po organizohej nga një grup që Nano e ka hetuar kur ka qenë në detyrë në polici më parë si drejtues i Antiterrorit. Po ashtu Gledis Nano nuk është vënë në dijeni nga Policia e as ndaj familjes së tij nuk janë shtuar as masat mbrojtëse nga policia e shtetit. Ndërkohë, Policia e shtetit, lidhur me lajmin, as nuk mohon e as nuk pohon ndonjë rezultat lidhur me rastin.
Veç trajnimeve të ndryshme ndërkombëtare nga agjenci të njohura në fushën e sigurisë, Gledis Nano në vitin 2017 u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia. Pak ditë më parë Nano ishte në një vizitë në SHBA./BW