Kastriot Çipi
Orit Strook është ministre në qeverinë e Netanyahut. Ministria e saj quhet “e Kolonive dhe Misioneve Kombëtare”. Funksioni kryesor i ministrisë është zgjerimi i kolonive të çiftit në Bregun Perëndimor, me fjalë të tjera, vjedhja e pronave palestineze dhe spastrimi etnik i tyre. Dhe siç sugjeron edhe vetë emri, për qeverinë nacionaliste kolonizimi i Bregut Perëndimor është një mision kombëtar.
Orit Strook vjen nga një familje çiftesh hungareze, me profesion avokate. Ajo lindi në Jerusalem, por pasi u martua me studentin e teologjisë Avraham Strook, çifti vendosi të sillej si “populli i zgjedhur i Zotit” dhe ndërtoi një shtëpi në Sinai, gjatë pushtimit nacionalist të gadishullit. Pasi Izraeli u tërhoq nga Sinai, me një marrëveshje paqeje me Egjiptin, çifti nuk u kthye në Izrael, por pushtoi një tokë tjetër, këtë herë palestineze, në Hebron, Bregun Perëndimor.
Pasi lindi 11 fëmijë, Orit Strook u bë politikane dhe Ministre e Kolonive. Dhe kush e dinte më mirë se ajo se si shteti nacionalist duhej t’i kishte trajtuar palestinezët e Bregut Perëndimor?
Ajo ka kërkuar prej vitesh aneksimin zyrtar të të gjithë Bregut Perëndimor dhe mbajtjen e Gazës nën pushtim për një kohë të pacaktuar. Përveç kundërshtimit të idesë së krijimit të një shteti palestinez, ajo mohon edhe ekzistencën e popullit palestinez.
Djali i saj i madh, Zvi, është gjithashtu një nacionalist i thekur, një bir i denjë i nënës së tij. Në vitin 2007, kur ishte 28-29 vjeç, Zvi, së bashku me një nacionalist tjetër, sulmuan një palestinez 15-vjeçar, i cili po kulloste dhitë, në fshatin e tij pranë Nablusit. Ata vranë një dhi, pastaj lidhën bariun e ri, e zhveshën lakuriq dhe e goditën me një makinë. Djali u gjet vonë pa ndjenja, me duar të lidhura, lakuriq dhe me plagë të shumta në trup. Zvi u dënua me 5 vjet burg. Monstra Orit mbrojti publikisht plehrat e saj dhe madje akuzoi gjykatën për komplot kundër saj.
Por vitin e kaluar, këtij modeli familjar të popullit të zgjedhur të Zotit, denoncimi ligjor dhe publik i bërë nga vajza e tyre Shoshana ra si një bombë. Përmes deklaratave video në rrjetet sociale dhe akuzave, fillimisht në prokurorinë italiane, pastaj në atë izraelite, ajo akuzoi nënën dhe babanë e saj se e kishin torturuar dhe abuzuar seksualisht me të, duke e përdorur për rituale pedofilie që nga mosha 3 vjeç dhe duke i regjistruar edhe këta Llahtarë, për t’i shitur si pornografi për fëmijë. Shoshana thotë gjithashtu se që nga mosha 13 vjeç, babai i tij e ka trafikuar vazhdimisht për prostitucion. Madje shton se 3 nga vëllezërit e saj i janë nënshtruar këtyre torturave.
Shoshana kërkoi mbrojtje nga autoritetet sepse u kërcënua të mbyllte gojën dhe u shantazhua me publikimin e videove pedofile që kishin bërë prindërit e saj.
Për më shumë se një vit çështja është ende nën hetim, por gjykata ka lëshuar një urdhër të përkohshëm, i cili u ndalon mediave izraelite të raportojnë për rastin, ose të përmendin emrin e nënës së ministres, e cila vazhdon të shkojë në zyrë çdo ditë dhe të nënshkruajë shpronësimet e tokave palestineze në Bregun Perëndimor dhe më gjerë, duke propaganduar krijimin e Izraelit të Madh./Fb
https://www.facebook.com/share/v/1J759AbYZ6/?mibextid=wwXIfr

















