PPE mbështet Bashën: Ne jemi një familje

Partitë e djathta popullore europianë kanë shprehur mbështetjen për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kauzën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PPE që zhvillohet në Maltë, Basha ndër të tjera deklaroi: “Shqiptarët e kanë e kanë bërë zgjedhjen e tyre…beteja jonë për zgjedhje të lira”!

Gjithashtu Basha foli edhe për situatën politike në Shqipëri, ku tregoj se opozita shqiptare prej datës 18 shkurt ka hyrë në një protestë ku kushti i vetëm janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Kjo deklaratë e kryedemokratit është publikuar edhe nga PPE në faqen e saj zyrtare në Tëitter, e shoqëruar me togfjalëshin “Ne Jemi Një Familje”.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne