Prej 7 vitesh, Luan Bregasi përgjon me kamera të fshehta klientët e hotelit të tij “Palace Sara- El Durrës”

Para 1 muaji, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka marrë 3 denoncime, në të cilët, thuhej se në hollet, dhomat, ambientet e përbashkëta dhe mjediset brenda e jashtë “Hotel-Resort Palace Sara-El Durrës” të Luan Bregasit, kanë konstatuar kamera ilegale përgjimi.

Një grup pune i Komisionerit për të Dhënat Personale, ka verifikuar denoncimet dhe ka realizuar se është e vërtetë, që në “Hotel-Resort Palace Sara El-Durrës” të Luan Bregasit, vazhdon të ketë kamera të fshehta e ilegale përgjimi në dhoma, në restorant e kafene, parking dhe mjediset e jashtme argëtuese e çlodhëse, me të cilat, ai ka krijuar një arkiv elektronik.

Themi që vazhdon të ketë kamera përgjimi ilegal, sepse ky krim kundër intimitetit të klientëve që shkojnë për të pushuar, ose kaluar disa orë te “Hotel Palace Sara-El Durrës” i Luan Bregasit, është konstatuar qysh në nëntor 2016 nga Komisioneri i të Dhënave Personale.

Në Vendim-Rekomandim Nr. 30, nr. 1101/3 Prot., datë 16 nëntor 2016, Krye Komisioneri Besnik Dervishaj, thotë se pas denoncimeve të bëra nga disa klientë në gusht-shtator 2016, grupi hetimor zbuloi se në mjediset kolektive e individuale dhe mjediset e jashtme të “Hotel Palace S.p.a. Sara-El Durrës”, kishte kamera përgjimi të vendosura ilegalisht e të fshehta.

Ndërkohë që pronari Luan Bregasi, në bazë të detyrimit ligjor, kishte deklaruar vetëm kamerat e vendosura në vende të dukshme për vrojtimin e jashtëm fizik të ndërtesës së hotelit; në shkelje të ligjit për të dhënat personale, kishte vendosur edhe kamera të fshehta brenda mjediseve të hotelit dhe nëpër dhoma e dushe, madje dhe te Suita Presidenciale e 5 suitat “VIP”.

Por Luan Bregasi, ka vendosur kamera të fshehta dhe në mjediset e punës e ato personale të punonjësve të hotelit, duke mos i vënë në dijeni ata; ndërsa në raport hetimin e komisionerit, citohen këto fakte krimesh përgjimi ilegal që bëhen në “Hotel Palaçe S.p.a. Sara-El Durrës”:

1. Kontrolluesi (pronar Luan Bregasi), aplikon mbikëqyrjen e ambienteve me sistem video-vëzhgimi, pa vendosur në mjedise e hotelit, tabelat informuese me tekst: “Mjediset vrojtohen”.

2. Vrojton me kamera punonjësit, pa i vënë në dijeni e pa nënshkruar me ta deklarata pranuese.

3. Në hotel e Luan Bregasit, është gjetur një arkiv elektronik me të dhënat personale të krejt klientëve që kanë qenë në “Hotel Palace Sara-El Durrës”, krijuar në mënyrë ilegale e të paligjshme, duke tejkaluar ligjin dhe qëllimin e regjistrimit të tyre.

Në vendim, Luan Bregasit iu la detyrë që arkiva me përgjimet e klientëve dhe punonjësve të hotelit, të asgjësohej brenda 10 ditësh më 16 dhjetor 2016, në prezencë të grupit të hetimit..

Por hetimi teknik që iu bë para 1 muaji, zbuloi se Luan Bregasi jo vetëm nuk e ka asgjësuar arkivin me përgjimet e klientëve dhe punonjësve, por nuk ka hequr as kamerat e fshehta dhe prej 7 vitesh vazhdon përgjimet e tyre në mënyrë të fshehtë e kriminale.

Ndërsa Krye Komisioneri Besnik Dervishaj, nuk po e kallëzon penalisht “çimkën” Luan  Bregasi për këtë krim, drejtësia duhet të zbulojë, se cilët janë klientët e njohur të botës së biznesit, drejtësisë, pushtetit, politikës e krimit, që ai ka përgjuar dhe të dhënat e tyre intime i ka përdorur për presione e përfitime personale.

Këtë e tregon fakti, që prej 30 vitesh me çdo pushtet, Luan Bregasi merr leje ndërtimi për pallate e kulla, i japin toka e troje shteti falas, paguan tatime, energji e ujë si kioskë, fut mallra kontrabandë, blen ndërmarrje me “5 lekë” dhe pastron miliarda e nuk preket nga drejtësia.

Po bëjmë një kujtesë: Kush do të përgjohet e filmohet le të shkojë te “Hotel Palace Sara-El Durrës” i sigurimsit Luan Bregasi./pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne