Presidenti Bajram Begaj uron besimtaret muslimane.

Begaj: Gëzuar, t’i japim njëri-tjetrit dashuri dhe mirësi! Basha: Sakrifica dhe durimi, mënyrat e afrimit me Zotin.

Dita e sotme është e rëndësishme për mijëra besimtarët myslimanë, pasi festojnë Kurban Bajramin. Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë ndërsa shkruan se dita e nesërme duhet të jetë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë.

“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku janë gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sakrifica në emër të besimit në Zot është mesazhi që përcjell kjo festë. Le të jetë kjo ditë një mundësi ku të gjithë të sakrifikojmë sadopak nga vetja jonë. T’i ofrojmë solidaritet, dashuri dhe mirësi njëri-tjetrit, familjeve tona dhe Shqipërisë. Uroj çdo të mirë dhe vetëm mbarësi gjithmonë”, shkruan Begaj.

Sot mijëra besimtarë myslimanë u falën, në sheshin ‘Skëndërbej’ por edhe në vendet e tjera. Falja nisi në orën 06:00 të mëngjesit./Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne