HOLANDË- Pas vizitës në Bruksel, kryeministri Edi Rama është ndalur në Hollandë ku ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të organizuar nga sekretari i Përgjithshëm o NATO-s, Jens Stoltenberg. Në konferencën për shtyp, ku kryeçështje ishte Ukraina, kreu i qeverisë shqiptare fjalën e tij ja kushtoi tensioneve në veri të Kosovës. Rama theksoi se palët duhet të ulen në dialog, pasi çdo përshkallëzim i situatës munda të sjellë një fund katastrofik.
“Mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, pra në veri të Kosovës, ku disa ditë e javë më parë ku ushtarët e KFOR u lënduan dhe ne urojmë që logjika të mbizotërojë dhe ulja e përshkallëzimit, sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik. Dhe nuk duam të shohim një fund në Ballkanin Perëndimor sepse kemi bërë shumë punë të mira.”- thotë Rama.
Rama u shpreh se rreziku është shumë real dhe duhet parandaluar vetëm përmes dialogut, duke theksuar se këtë çështja e ka diskutuar edhe në Bruksel. Sipas Ramës është koha për të ndërhyrë në mënyrë që të mos hidhet poshtë ajo që është ndërtuar deri më tani në Ballkanin Perëndimor me ndihmën e BE-së.
“Thjesht për ta bërë të qartë unë, thjesht deklarova që perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një kërcënim real. Ne duhet ta parandalojmë duke nxitur dialogun, duke e sjellë në nivel shumë të lartë edhe me SHBA. Ky është shqetësimi im, e ndava dhe e ndjeva dhe në Bruksel që të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti që të hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE-së.”- thotë Rama.
Kryeministri Rama theksoi mbështetjen e palëkundur që ka vendi ynë për Ukrainën.
“Është frymëzuese që jemi pjesë e NATO në këto kohë dhe vullneti për të qenë me Ukrainën në këto kohë është i palëkundur”, tha ai.
Të pranishëm në konferencë ishin edhe kryeministri i Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe Presidenti i Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë. Liderët u mblodhën në një darkë zyrtare të organizuar nga kryeministri i Holandës për të diskutuar për përgatitjet e Samitit të Aleancës që do të mbahet në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për situatën në Ukrainë