Presidenti Begaj viziton Azerbajxhanin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet në Azerbajxhan për një vizitë shtetërore me homologun e tij Ilham Aliyev.

Presidenti Begaj do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Këto diskutime do të fokusohen kryesisht në nxitjen e bashkëpunimit në sektorë te rendesishem  si energjia, turizmi, tregtia dhe arsimi. Do të eksplorojnë mundësitë për të rritur investimet dypalëshe dhe për të promovuar partneritetet e biznesit midis kompanive shqiptare dhe azerbajxhanas, me synimin për të nxitur rritjen ekonomike në të dy vendet.

Pas takimit, Begaj falënderoi Presidentin Aliyev për pritjen shumë miqësore dhe theksoi se, teksa Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë.

Presidenti i Azerbajxhanit Aliyev, nga ana tjetër, foli për projektin e gazifikimit të Shqipërisë dhe tha se do të fillojë menjëherë investimi në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit.

“Një pikë tjetër e diskutimit gjatë komunikimeve tona është projekti i gazifikimit të Shqipërisë dhe është përzgjedhur një projekt-pilot. Gjithçka po shkon sipas planifikimit dhe në fund të vitit do të kemi një studim fizibiliteti në lidhje me këtë dhe mendoj se pas kësaj shpresoj do të fillojmë menjëherë investimin në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit”, tha Aliyev.

“Faleminderit miku im President Aliyev për pritjen shumë miqësore! Teksa Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë!”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale pas takimit.

Shqipëria dhe Azerbajxhani ndajnë interesa të përbashkëta dhe një dëshirë të përbashkët për të kontribuar në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Të dy kombet jane aktive në nismat rajonale, si korridori ballkanik dhe ai trans-kaspian, të cilat synojnë të rrisin lidhjen dhe tregtinë në të gjithë rajonin. Vizita e Presidentit Begaj në Azerbajxhan përforcon angazhimin e Shqipërisë për të punuar ngushtë me Azerbajxhanin në këto nisma dhe duke nxitur bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik./MCNTV/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne