Vëllai i deputeti të PS-së i vë pistoletën në kokë personit të dhunuar nga fisi Rraja

Fisi Rraja nga Kruja ka dhunuar brutalisht me shkopa gome, bejsbolli e madje kanë kanosur me armë në kokë dy vëllezërit Bilbil Maja dhe Jashar Maja, pasi këta të fundit u ankuan për punimet në një gurore në Borizanë, e cila është në pronësi të fisit Rraja.

Report Tv mëson se personi i cili mban pistoletë në dorë dhe shihet qartë në video është vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rrajës, Xhelal Rraja. Ai i drejton pistoletën në kokë personit të dhunuar i cili ka përfunduar pa ndjenja në tokë pasi është dhunuar brutalisht nga fisi Rraja./ Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne