Presidenti Erdoan bisedon me Mbretin e Jordanisë për Jerusalemin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Sipas informacioneve të dhëna nga burimet e Presidencës, në bisedën telefonike të zhvilluar gjatë vizitës së Presidentit Erdoan në Hartum, u trajtua çështja e Jerusalemit.

Presidenti Erdoan dhe Mbreti i Jordanisë shprehën kënaqësinë për rezultatin e votimit më 21 dhjetor në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në lidhje me Jerusalemin.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan dhe Mbreti i Jordanisë, Abdullah II shprehën rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për ti dalë për Zot statusit të Jerusalemit dhe bënë të qartë se do të ishte me dobi që udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ti bëhen paralajmërime konstruktive për tu kthyer nga ky hap i gabuar./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne