Presidenti i Izraelit tërbohet nga pyetjet e gazetarëve lidhur me vrasjen e civilëve në Gaza

Presidenti izraelit Isaac Herzog u tërbua gjatë një konference për shtyp mbi konfliktin izraelito-palestinez kur gazetarët pyetën se çfarë planifikon të bëjë Izraeli për të parandaluar vdekjet e civilëve në Gaza.

Herzog mbajti një konferencë shtypi në Kuds në ditën e gjashtë të konfliktit izraelito-palestinez, ku iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të shtypit ndërkombëtar.

Gjatë konferencës për shtyp, Herzog herë pas here ngrinte zërin dhe shqetësohej kur gazetarët i kujtonin veprimet e Izraelit në Gaza që nuk ishin në përputhje me “ligjin ndërkombëtar”.

Pasi pretendoi në përgjigjet e tij ndaj pyetjeve se Izraeli po ndjek “ligjin ndërkombëtar” në sulmet e tij në Gaza, një gazetar e pyeti Herzogun: “Në lidhje me operacionet tuaja në Gaza, ju thatë se kjo nuk ishte hakmarrje dhe se goditët objektivat, por edhe presidenti i SHBA-së. Joe Biden, përmendi rëndësinë e respektimit të ligjeve të luftës dhe situatën humanitare, kështu që çfarë po bën Izraeli për të reduktuar ndikimin e këtij konflikti te dy milionë civilë?”

Herzog, megjithatë, tha se retorika se civilët në Gaza nuk ishin në dijeni të sulmeve të Hamasit ose nuk ishin të përfshirë në to është e pavërtetë dhe shpjegoi vdekjet e civilëve me këto fjalë: “Ata mund të ishin rebeluar kundër regjimit dashakeq që pushtoi Gazën në një përpjekje për grusht shteti, ata mund të kishin luftuar kundër tij”.

Herzog mohon deklaratat e tij për Gazën

Pas kësaj, gazetari i CNN-it tha se shënjestrimi masiv i shoqërisë civile është kundër ligjit ndërkombëtar.

“A nuk e shihni se çfarë po ndodh?”, ia ktheu Herzog. “Tani për tani, ne po diskutojmë për krime të rënda lufte”, shtoi ai.

Kur Herzog pohoi se askush nuk i kupton ata, gazetari britanik u përgjigj: “Më vjen sinqerisht keq për atë që po ndodh në Izrael tani, por kam dëgjuar përgjigjet tuaja në minutat e fundit dhe jam pak i hutuar”.

“Ju thoni se jeni shumë të kujdesshëm për të parandaluar viktimat, por në të njëjtën kohë i konsideroni njerëzit e Gazës përgjegjës për mosrebelim ndaj Hamasit”, tha gazetari.

Herzog më pas ngriti zërin edhe një herë, duke pretenduar se “në Izrael kanë gjuajtur raketa nga kuzhinat e shtëpive në Gaza”.

Gazetari vazhdoi duke thënë: “Pyetja ime është: a konsiderohen civilët në Gaza përgjegjës për mosshkatërrimin e Hamasit dhe për këtë arsye bëhen objektiva legjitime?”.

Këtë herë, presidenti izraelit tha: “Unë nuk e thashë një gjë të tillë, u ngrit një pyetje për ndarjen e Hamasit nga civilët. Nëse keni raketë në kuzhinën tuaj dhe dëshironi ta lëshoni atë drejt nesh, a nuk kam të drejtë të mbrohem?”.

Mbi 1.400 palestinezë dhe 1.300 izraelitë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit izraelito-palestinë të shtunën./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne