Edi Rama “lajthit” në kuvend: fton muslimanët shqiptarë të mos mbështesin Palestinën por Izraelin

Kryeministri Edi Rama ka “lajthitur” sot në Kuvend kur po fliste për rezolutën e Parlamentit për sulmin terrorist të Serbisë më 24 shtator në Kosovë.

Në mënyrë të përsëritur kreu i të gjitha feve i qeverisë e krahasoi sulmin e Serbisë në Kosovë të njëjtë me luftën që po ndodh në Palestinë. Teksa akuzoi ish-krerët e Palestinës për mungesë lidershipi Rama e cilësoi përpjekjen e këtij populli për liri dhe çlirim nga pushtimi Izraelit si sulm terrorist. Por katoliku, muslimani dhe i pafe-ja që drejton qeverinë në Shqipëri nuk tha asnjë fjalë për genocidin që Izraeli po kryen prej dekadash ndaj Palestinës. Rama shkoi deri aty sa duke përmendur Profetin Muhamed (Paqja e Zotit Qoftë mbi të) të sulmojë muslimanët shqiptarë të heqin dorë nga mbështetja për Palestinën.

Këtë e bëri edhe duke cituar Kur’anin.

“Sesi shkuan keq e më keq punët e Palestinës, edhe nga mungesa e kurajës së udhëheqësit të saj për të finalizuar paqen dhe se si, edhe aleatët më besnikë e më të paepur tradicionalë të Palestinës në botën arabe, e humbën dhe po vazhdojnë ta humbin durimin, përballë instransigjencës ekstreme të palës palestineze në dialogun mbase më të vështirë, po edhe më të domosdoshëm për botën e 50 viteve të fundit, dhe shkojnë ulen një nga e një me Israelin, për të lidhur marrëdhëniet, këtë nuk besoj se është nevoja ta shtjelloj unë këtu sot aq më tepër në sfondin e konfliktit që po trondit botën prej disa ditësh.

Çka po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore, të prodhuar nga frika e lidershipit politik për të bërë paqe me armikun historik. Ky është thelbi.

Atyre shqiptarëve, kudo që janë, të cilët në emër të besimit tek Allahu, u vërsulën me një urrejtje të pacak kundër Izraelit, nëpër të gjitha rrugët e botës digjitale, duke glorifikuar kafshërinë e terroristëve të Hamasit, u sugjeroj vëllazërisht të ulen në gjunjë e ta lexojnë Kuranin me sytë e mendjes së tyre. Jo të më dëgjojnë mua, po t’i binden profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) kur i porosit, “Mos jini njerëz që kërkoni hakmarrje, po falni dhe pajtoni. Mos kërkoni dhe ushqeni sherr e përçarje, po jini ata që pajtojnë, duke i bërë njerëzit bashkë”, tha ndër të tjera Rama në Kuvend./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne