Presidenti i ri francez nuk do ta njohë Palestinën

Presidenti i sapozgjedhur francez, Emmanuel Macron ka përsëritur se nuk do ta njohë Palestinën si një shtet, pasi kjo do të pengonte marrëdhëniet e mira midis Izraelit dhe Francës.

Para fitimit të tij në zgjedhje, Macron tha se mbështet një zgjidhje dyshtetërore për konfliktin izraelito-palestinez, dhe se njohja e Palestinës do të shkaktonte paqëndrueshmëri dhe ai nuk do të rrezikonte marrëdhëniet e Francës me Izraelin për t’i shërbyer axhendës palestineze. Në një tubim politik Macron tha:

“Njohja e njëanshme e Palestinës, tani, do të minojë stabilitetin.”

Kjo është e drejtë. Presidenti i ri liberal i Francës më mirë do të mbante marrëdhënie të mira me Izraelin sesa të njihte “Palestinën”.

Çifutët francezë mund të kenë votuar masivisht për Emmanuel Macronin në raundin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale të Francës, por kjo nuk e bën atë presidentin e tyre të ëndrrave.

Si shumë përkrahës të tjerë të ish-bankierit 39-vjeçar të investimeve, i cili u bë presidenti më i ri francez në historinë e kohëve të fundit, hebrenjtë votuan për Macronin kryesisht për të bllokuar kundërshtaren e tij të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Macron fitoi me 65 përqind të votave, kundrejt 34 përqind për Le Pen. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne