Presidenti iranian: Sulmi izraelit ndaj këshilltarëve të Gardës Revolucionare “nuk do të mbetet pa përgjigje”

Presidenti iranian Ebrahim Raisi është zotuar se sulmi izraelit në të cilin u vranë pesë këshilltarë ushtarakë “nuk do të mbetet pa përgjigje”. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha të shtunën se pesë nga këshilltarët e saj ushtarakë u vranë në një sulm ajror izraelit në kryeqytetin sirian Damask.

Në një deklaratë, zyra e Raisit e cilësoi vrasjen e këshilltarëve ushtarakë si “vrasje frikacake”.

Kjo “tregon kulmin e dëshpërimit dhe dobësisë së Izraelit kundër luftëtarëve të frontit të rezistencës”, thuhet në deklaratë.

“Nuk do të mbetet pa përgjigje”, theksohet më tej.

Që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011, Izraeli ka kryer herë pas here sulme në Siri ndaj pozicioneve ushtarake që u përkasin grupeve të mbështetura nga Irani dhe ushtrisë siriane./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne