Mediat izraelite pranuan në mënyrë të qartë se nuk u gjetën armë apo të burgosur sionistë dhe nuk u zbuluan as tunele gjatë sulmit të ushtrisë pushtuese sioniste në spitalin Shifa në Gaza.
Pas sulmit të dhunshëm dhe barbarë të regjimit pushtues sionist në spitalin al-Shifa në Gaza sot (e mërkurë), radioja e regjimit sionist zbuloi se në këtë spital nuk ka asnjë gjurmë për praninë e personave izraelitë të kapur rob nga Hamasi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mediat e regjimit sionist, duke përfshirë kanalin e 13-të të televizionit shtetëror dhe radion e ushtrisë së këtij regjimi, raportuan se nuk është gjetur asnjë gjurmë për ekzistencën e të burgosurve sionistë në spitalin Al-Shifa dhe operacioni i kërkimit po vazhdon.
Korrespondenti i kanalit televiziv Al-Arabi raportoi gjithashtu nga Tel Avivi se ky sulm ushtarak është dështimi më i madh i inteligjencës i regjimit izraelit që nga fillimi i luftës kundër Rripit të Gazës.
Ai shtoi: “Që nga fillimi i kësaj lufte, Izraeli ka propaganduar vazhdimisht se liderët e lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas janë brenda në spitalin Al-Shifa në tunelet nën spital”.
Ky reporter tha: “Izraelitët po propagandonin gjithashtu që të burgosurit sionistë të kapur nga Hamasi dhe që po mbahen në Rripin e Gazës janë në spitalin al-Shifa”.
Herën e fundit që një zyrtar izraelit pretendoi një gjë të tillë, ishte dy ditë më parë në një intervistë për “Wall Street Journal” në të cilën ai pretendoi se të burgosurit sionistë në Rripin e Gazës mund të jenë në këtë spital, por tashmë mediat izraelite, duke cituar burimet e tyre brenda ushtrisë izraelite, thonë se “jo, një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë. Nuk ka të dhëna për praninë e të burgosurve sionistë brenda këtij spitali”.
Ai vazhdoi: “Operacioni i kërkimit vazhdon në spital dhe deri më tani nuk është bërë e ditur se në spital është gjetur ndonjë tunel”.
Vetëm gazetarët izraelitë kanë pohuar se një armë është gjetur brenda spitalit, por nuk dihet natyra e kësaj arme, nëse ishte një armë personale që zakonisht përdoret nga forcat e sigurisë spitalore si spitalet e tjera në botë për mbrojtje.
Ai shtoi: Rrjeti i gjerë i tuneleve për të cilin po propagandonte ushtria izraelite nuk është zbuluar, të paktën deri më tani. Po flasim për dështimin më të madh të inteligjencës së Izraelit që nga fillimi i kësaj lufte”.
Ky gazetar për reagimin e mediave sioniste ndaj këtij skandali ushtarak tha: “Mediat izraelite janë të shokuara. Mediat dhe izraelitët menduan se do t’i gjenin të burgosurit sionistë kur sulmuan spitalin Al-Shifa”.
Ai shtoi: “Nuk ishte zhvilluar asnjë luftim brenda spitalit Al-Shifa dhe në fakt nuk brenda spitalit Al-Shifa nuk kishte forca të Hamasit dhe vetë izraelitët e konfirmuan këtë në TV sepse radio dhe televizioni izraelit tha se gjatë sulmit në spital asnjë nga ushtarët izraelitë nuk u plagos”.
Ky reporter tha: “Izraelitët kanë pretenduar për vite se spitali Al-Shifa është një seli komanduese ushtarake e Brigadave Al-Kasam. Tani të gjitha pretendimet e izraelitëve dhe amerikanëve dolën të jenë gënjeshtra dhe asgjë më tepër. Mbrëmë amerikanët folën për herë të parë për praninë e forcave palestineze apo ndonjë tuneli nën spital. Deri më tani, ata nuk kanë gjetur asnjë të burgosur sionist dhe asnjë tunel nën spital”.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se tanket dhe automjetet ushtarake të regjimit sionist sulmuan kompleksin mjekësor Al-Shifa në Gaza mëngjesin e sotëm në një sulm të hapur dhe hapën zjarr në ambientet brenda këtij spitali. Dhjetëra ushtarë sionistë me pajisje luftarake hynë në departamentin e urgjencës të spitalit Al-Shifa dhe thyen dyert e dhomave të pacientëve të sëmurë dhe të plagosur.
Forcat pushtuese sulmuan me bomba edhe pjesën perëndimore të spitalit Al-Shifa dhe hodhën në erë dyert dhe muret e kësaj pjese të kompleksit mjekësor Al-Shifa.
Spitali Al-Shifa në Gaza ishte i rrethuar nga forcat sioniste që nga e shtuna e kaluar. Sot në një akt çnjerëzor dhe të egër, forcat ushtarake sioniste kanë sulmuar me bomba edhe departamentin e kujdesit special të këtij spitali./parstoday