Prigozhin tërhiqet , s’ka grusht shteti

Kreu i Wagner ka rënë dakord për të de-eskaluar situatën në Rusi.

Përmes një mesazhi audio lëshuar luftëtarëve të tij, Prigozhin kërkoi nga trupat e Wagner të kthehen në bazat e tyre për të “shmangur gjakderdhjen”.

Ai thotë se “ka dhënë urdhrin për t’u kthyer për shkak të rrezikut të gjakderdhjes”.

Autokolana është kthyer në dejtim të kundërt dhe nuk po vijon rrugën drejt kryeqytetit rus, thuhet në mesazhin e Prigozhin në Telegram.

Deklarata e plotë e Prigozhin:

“Ne dolëm më 23 qershor në ‘Marshimin e Drejtësisë’. Në 24 orë shkuam nw njw distancw 200 km nga Moska. Këtë herë nuk kemi derdhur asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë. Tani ka ardhur koha kur mund të derdhet gjak. Duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për derdhjen e gjakut rus, ne po i kthejmë autokolonat tona dhe po nisemi në drejtim të kundërt në kampet fushore sipas planit”./EuronewsAlbania

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne