Projekti Thumanë-Kashar, banorët hipin sërish sipër tarracave të banesave: Po na shemben shtëpitë, pa na dëmshpërblyer

Gjashtë familje kanë hipur sërish në tarracat e banesave të tyre, teksa protestojnë kundër ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar.

Ata shprehen se banesat e tyre do të shemben për ndërtimin e rrugës, por nuk do të marrin dëmshpërblim. Banorët, të cilët qëndrojnë në tarracat e banesave për të mos lejuar shembjen e tyre, kanë kërcënuar me akte ekstreme.

Ndërkohë zona është rrethuar nga forcat e policisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne